Donika Gërvalla: Zgjedhjet presidenciale serbe nuk do të mbahen në Kosovë

16 shkurt 2022 | 13:03

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar për mediet në Prishtinë se zgjedhjet presidenciale të Serbisë në 3 prill nuk do të mbahen përmes qendrave të votimit në vend për serbët e Kosovës.

Kryediplomatja tha ndër të tjera se vendimin ia ka bërë të qartë edhe komunitetit ndërkombëtar.

Njësoj si në 16 janar, ditë kur u mbajt referendumi i Serbisë për ndryshimet kushtetuese, qeveria kosovare lejoi votimin për serbët e Kosovës vetëm përmes postës dhe zyrës ndërlidhëse mes Prishtinës dhe Beogradit.

Disa serbë nga veriu i Kosovës udhëtuan drejt Serbisë.

Pas mos mbajtjes së referendumit në Kosovë, Serbia reagoi me paralajmërime të forta, pasi sipas tyre zgjedhjet e mëparshme ishin lejuar nga autoritetet në Prishtinë.

Sipas qeverisë Kurti, mbajtja e referendumeve apo edhe zgjedhjeve serbe në vend shkelin sovranitetin e Kosovës.

Ndërkohë presidenti Vuçiç, kryetari i Kuvendi Ivica Daçiç dhe ministri i Jashtëm serb kanë kërcënuar Kosovën se do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk hapen qendrat e votimit për zgjedhjet e 3 prillit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari serb i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, e ka quajtur…