Donika Kadaj-Bujupi e lëshoi mbledhjen e VV-së
15 janar 2018
| 20:15
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi e ka lëshuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së kësaj partie.
Pas daljes nga takimi, Kadaj-Bujupi u tha gazetarëve se ka obligime familjare, prandaj edhe po e lë në gjysmë mbledhjen.
“Atmosfera brenda është e mirë. Edhe një orë deri në dy orë nuk kryhet takimi”, deklaroi shkurtimisht Kadaj-Bujupi para gazetarëve.
Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen më të rëndësishme që kur kanë filluar të publikohen përçarjet brendapartiake.