Donika Kadaj-Bujupi i bashkohet aksionit humanitar “All For Women”

18 dhjetor 2021 | 15:54

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi i është bashkuar aksionit humanitar “All For Women”.

Ajo ka bërë thirrje që këtij aksioni t’i bashkohen edhe të tjerët.

“E dashtun shoqni,
Çdo ditë na duhet ndihma e njëri tjetrit, po në këtë periudhë të dimrit të ftohtë, disave ju duhet ndihma pakëz më shumë.
Hajde po bashkohemi, që këtë muaj t’i ndihmojmë njerzve në nevojë t’i ikin të ftohtit të madh duke dhuruar rroba për ta.
Unë veçse ju bashkova aksionit humanitar “All For Women” bashkohuni edhe ju.
Informacionet se ku mundeni me i dhuru i gjeni në faqen e Alba Connect.
Bashkë, për njëri-tjetrin ❤️”, ka theksuar Kadaj-Bujupi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës së Ardhmerisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të…