Donika Kadaj-Bujupi rikthehet në AAK
14 mars 2018
| 16:09
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi është rikthyer përsëri në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ku kishte shërbyer për disa vite.
Lajmin për rikthimin e Kadaj-Bujupit e ka bërë me dije kryeministri, njëherësh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.