Donita Kasumi: Finalja nuk ishte fytyra e vërtetë e Vushtrrisë
07 maj 2019
| 10:49
Vushtrria ka bërë pak në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës dhe humbi thellë të dielën nga Istogu.
Donita Kasumi, njëra prej lojtareve kryesore të Vushtrrisë thotë se bëhet fjalë vetëm për një ditë të keqe e jo mungesë kualiteti apo përgatitje. Ajo është e bindur se në “play-off” paraqitjet do të jenë dukshëm më cilësore.
“Jemi të dëshpëruara për rezultatin, por edhe më shumë me paraqitjen. Në finale nuk ishte fytyra e vërtetë e Vushtrrisë. Ne kemi shumë më tepër cilësi. Por nuk e kishim ditën dhe këtë do ta dëshmojmë me paraqitje në ‘play-off’. Kanë ndikuar edhe lëndimet e dy prej lojtareve kryesore e poashtu fakti që shumë prej lojtareve nuk kemi përvojë të madhe”, ka thënë Donita Kasumi.