Donjet Bislimi emërohet nënkryetar i PDK-së për Rini
22 janar 2020
| 17:57
Donjet Bislimi ka marrë besimin e kryetarit të PDK-së dhe strukturave udhëheqëse të kësaj partie që të jetë nënkryetar i PDK-së për Rini.
“Si kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, dhe me besimin e Kryetarit Veseli dhe strukturave udhëheqëse, nga sot do të jem Nënkryetar i PDK-së për Rini. Faleminderit dhe na priftë e mbara”, ka shkruar Donjet Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/