Donjet Bislimi në Sllovaki, kërkon nga Ministri i Jashtëm ta njoh Kosovën

15 korrik 2021 | 20:38

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, në ceremoninë e hapjes së zyrave qendrore të European Democracy Youth Network (EDYN) në Bratisllavë të Sllovakisë.

Me këtë rast, z. Bislimi ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, z. Ivan Korçok, të cilin e ka ftuar ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe ta vizitojë Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur z. Bislimi në një postim në rrjetin social. Ja postimi i tij:

Në ceremoninë e hapjes së zyreve qendrore të EDYN-it takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë zotëri Ivan Korçok,
E ftova ta njoh Kosovën si Republikë të pavarur dhe ta vizitoj Kosovën dhe gjitha bukuritë e saj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik…