
Donjet Bislimi, pas takimeve me rininë: Liria ka emër, Rimëkëmbja është misioni!
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, pas takimit me Rininë Demokratike të Kosovës në Lipjan, ka cekur se ishte takim i mrekullueshëm, në vazhdën e takimeve me rininë.
Z. Bislimi ka shkruar në rrjetin social se është përmbyllur një cikël takimesh me rininë, në të gjitha pjesë e Kosovës. Ndërsa ka thënë se të gjithë janë njëzëri, Liria ka emër dhe Rimëkëmbja është misioni i përbashkët i rinisë.
Ja postimi i tij në ‘Facebook’:
Me këtë takim të mrekullueshëm me rininë e Lipjanit sot përmbyllëm një cikël shumë produktiv vizitash cep më cep Kosovës.
Të gjithë jemi njëzëri, LIRIA KA EMËR dhe RIMËKËMBJA është misioni ynë i përbashkët,
14 Shkurti është ditë referendumi për ne, FITORJA e ideologjisë sonë çlirimtare përmes PDK-së do vuloset dhe liderët tanë shpirtëror do të krenohen!