Donjet Bislimi propozon që të vendoset shtatorja e komandantit të UÇK-së Adem Jashari në Mitrovicë
25 tetor 2018
| 11:05
Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Komunës së Mitrovicës, Donjet Bislimi, ka propozuar sot që në pikën e rendit të ditës në këtë seancë të hyjë vendimi që më në fund të vendoset shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në këtë qytet.
Postimi i plotë i Donjet Bislimit në llogarinë e vet në “Facebook”:
Bashkëqytetarë të dashur
Sapo propozova që si pikë e Rendit të Ditës në seancën e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, të hyjë vendimi që më në fund të vendoset shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, ADEM JASHARI.
Nuk mendoj që ka asamblist dhe parti politike në Kuvend që do dalë kundër këtij propozimi.
Po e presim votimin!