Donjet Bislimi vullnetar në “luftën” kundër koronavirusit
Në Kosovë deri më tani, janë shënuar 71 raste me koronavirus, njëri nga ta ka vdekur, por krahas këtyre 71 personave që tashmë janë konfirmuar si të prekur me Covid-19, ka të atillë të cilët janë duke ia dalë shumë mirë me gjithë procesin e rikuperimit shëndetësor dhe janë duke u shëruar nga koronavirusi.
Meritat kryesore për këtë fakt shkojnë për ekipet mjekësore të Klinikes Infektive, të cilët qysh nga dita e parë kanë qenë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre të përsosur.
Përpos ekipit mjekësor të kësaj klinike, ka pasur edhe mjek të cilët u janë bashkuar në mënyrë vullnetare për t’ju dalë në ndihmë pacientëve të prekur me Covid-19.
Njëri ndër këta mjek është dr. Donjet Bislimi, po ashtu edhe zyrtar i PDK-së i cili i është bashkuar kësaj ekipe.
Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook, ka shpërndarë edhe një selfie ku shihen shenjat në fytyrë me masat mbrojtës.