Donjet Shkodra mund të luajë në Superligën e Kosovës

25 qershor 2021 | 16:00

Mesfushori i mirënjohur, Donjet Shkodra, do të zbarkojë në futbollin e Kosovës.

Futbollisti me prejardhje nga Gjilani pritet që të transferohet te skuadra e SC Gjilanit.

Shkodra është futbollist me shumë përvojë, ndërsa së fundmi ka luajtur në Kazakistan te FC Zhetysu.

Në karrierën e tij ka luajtur edhe me Shakhtar Karagandyn, Kukësin, Skënderbeun, Flamurtarin e Vlorës, Doinzen, Eendracht Aalst, Ronse, Saint Niklaas, Wielsbeke dhe Waregem.

Shkodra do tu bashkohet disa emrave të njohur si Elton Cale, Agustin Torrasa, Albert Dabiqaj e Yll Hoxha që kanë nënshkruar me këtë klub.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Hungarisë që të…