Donjeta Dragusha emërohet drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim Rural në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar edhe për emrin e ri që do ta drejtojë Drejtorinë për Zhvillim Rural.
Ai ka thënë se këtë pozitë ia ka besuar Donjeta Dragushës.
“Donjeta, me vullnet dhe shumë energji do të angazhohet për të zhvilluar edhe më tutje bujqësinë dhe turizmin rural në fshatrat tona, të cilat kanë potencial të madh për agroturizëm. Me shkollimin e saj në fushën e ekonomisë, përvojën në udhëheqjen e institucioneve të ndryshme financiare dhe pozitën e këshilltares për ekonomi në institucione publike, jam i bindur se do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik. E falënderoj ish drejtorin e bujqësisë Plator Gërdovcin, për punën e tij dhe mbështetjen e palodhshme që u ka dhënë bujqve tanë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Po ashtu sot Sibel Halimi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë.