Donjeta Sadiku bart flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane

21 qershor 2019 | 15:19

Shkaku i vonesave me fluturimin nga Prishtina në Stamboll, ekipit i Kosovës në përbërje Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos, dhe xhudistëve Akil Gjakova Loriana Kuka, i është pamundësuar prezenca në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane.

Akili ka qenë i planifikuar ta bart flamurin e Kosovës në ceremoninë e hapjes, pasi xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi do t’i kenë sonte matjet dhe shortin, kurse nesër në mëngjes do të kenë garat. Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që në ceremoninë e hapjes flamurin ta bartë boksierja, Donjeta Sadiku, kampione e Evropës për juniore “Ordu 2016” dhe nënkampione e botës për juniore “Taipei 2015”.

“Duke qenë i fokusuar për garën, Gjakova nuk ka dashur të ndalet rreth mungesës së tij në ceremoninë hapëse, duke ruajtur përqendrimin për garën e së dielës. Për kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka këto janë gjëra që rrallë ndodhin dhe sipas tij është mëkat për shkak të ndryshimeve në itinerarin e fluturimit, të paraparë fillimisht të enjten, e pastaj të shtyrë të premten, të humbet mundësia për ceremoninë hapëse”, thuhet nw njoftimin e KOK-ut.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Evropiane “Minsk 2019” do të zhvillohet sonte në stadiumin e Dinamos së Minskut, me fillim prej orës 21:00.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane i ka konfirmuar “Deutsche Welles” se është shtyrë…