Donjeta Sadiku dhe Patriot Behrami, më të mirët për vitin 2018
26 dhjetor 2018
| 16:12
Federata e Boksit të Kosovës ka shpallur më të mirët për vitin 2018.
Boksierja Donjeta Sadiku është shpallur boksierja më e mirë për vitin 2018, ndërsa Patriot Behrami është shpallur boksieri më i mirë.
Federata e Boksit ka ndarë çmimet edhe për kategoritë tjera. Çmimi për trajnerin më të mirë i takon Besim Ibrahimit. Gjyqtari më i mirë Latif Demolli. Punëtori sportiv më i mirë për vitin 2018 është Sylejman Voca. Klubi më i mirë për sivjet i ndahet KB Gollakut. Njëkohësisht u ndanë edhe çmimet për kategoritë më të reja.