Donjeta Sadiku e nis me fitore në Paris 2024

27 korrik 2024 | 23:17

Donjeta Sadiku e nisi mbarë garimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksierja jonë triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg.

Sadiku dominoi luftën, sidomos në raundin e dytë dhe të tretë dhe me meritë vazhdon garën drejt medaljes.

Meçi u përcollë nga drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendësministren Daulina Osmani, dhe drejtues tjerë nga MKRS, KOK e Ambasada e Kosovës në Francë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"3941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e…