Donjeta Sadiku humbet me vendim të gjyqtarëve
23 qershor 2019
| 21:35
Boksierja me të ardhme të ndritur, Donjeta Sadiku, pësoi humbje nga danezja me shumë përvojë, Ditte Frostholm, në rrethin e parë të garave në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Gjyqtarët vendosën që të gjitha raundet ishin në favor të danezes, duke i dhënë fitoren 5:0. Donjeta dha maksimumin dhe humbja e sotme është vetëm një përvojë e fituar.
Kujtojmë që ajo u rikthye nga një lëndim i pësuar muaj më parë.