Donjeta Sadiku kërkon medaljen historike në Kampionatin Botëror

16 maj 2022 | 12:44

Bokserja e Kosovës, Donjeta Sadiku e kërkon sot medaljen në Kampionatin Botëror të boksit për femra.

Në çerekfinale, Donjeta Sadiku boksieren nga Taipei, Wu Shih-yi. Ky meç do të fillojë në orën 18:00.

“Presim fitore dhe sigurimin e medaljes në konkurrencën e senioreve, kur dihet se Donjeta e ka një medalje botërore dhe dy medalje evropiane për juniore dhe të reja”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak ditë pasi Robert Berisha konfirmoi se është në…