Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

23 tetor 2020 | 17:04

Donjeta Sadikun në finale të turneut ‘Balkan’, e pret lufta me kampionen e botës, Beatriz Ferreira.

Donjeta Sadiku është kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar ‘Balkan’, që po mbahet në Botevgrad të Bullgarisë.

Donjeta në gjysmëfinale mposhti boksieren vendase, Mehmedova Aslahan, kategoria -60 kilogramë.

Në finalen që zhvillohet nesër, boksierja jonë takohet me kampionen e botës, brazilianen Beatriz Ferreira, e cila në renditjen më të re të AIBA-s, ndodhet në vendin e parë.

Drejtësinë në këtë turne po e ndanë edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, në përkrahje të…