![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/07/FB_IMG_1722107782600-800x445-1.jpg)
Donjeta Sadiku luan sonte meçin e radhës në Paris
29 korrik 2024
| 09:14
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të garojë sot për medalje të artë në Olimpiadën e Parisit.
Sadiku do të nisë luftën e saj në mbrëmje, në orarin midis orës 20:00 dhe 20:30.
Ajo e kishte fituar meçin e parë në kategorinë nën 60 kilogramë, ndërkaq meçin e radhës e ka ndaj boksieres nga Kolumbia, Angie Valdes.