Donjeta Sadiku mëson kundërshtaren e radhës
28 korrik 2024
| 08:16
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë garimin e saj në Lojëra Olimpike “Paris 2024”.
Ajo meçin e parë e fitoi ndaj tajlandezes, Thamanya Somnuek.
Fitorja e Sadikut erdhi pas numërimit të pikëve, derisa ishte raundi i tretë ai që e bëri dallimin.
Luftën e radhës, boksierja kosovare do ta ketë nesër (e hënë) në ora 20:00.
Ajo do të përballet në 1/8 e finales me kolumbianën, Paola Angie Valdes Pana.
Donjeta Sadikut, i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen.