Donjeta Sadiku mposhti Pita Nikoletan

21 janar 2020 | 13:14

Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në turneun e madh ndërkombëtarë “Strandja” në boks.

Boksieria nga Kosova mposhti kundërshtaren greke, Pita Nikoleta me rezultat 5-0, verdikt ky final nga gjyqtarët e duelit. Donjeta është në rrugë të mirë për të siguruar tjetër medalje në kategorinë 60 kilogram.

Triumfin e Sadikut e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit, Latif Demolli përmes një postimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë piktori Anton Krasniqi, në ambientet e “Cafe Atelie +”,…