Donjeta Sadiku nesër kërkon kualifikimin në finale
17 maj 2022
| 15:25
Bokseria e Kosovës, Donjeta Sadiku nesër (e mërkurë) do të përballet në gjysmëfinale me amerikanen Ellis Rashida Shakilya nga ora 18:00.
Sadiku u kualifikua në gjysmëfinale, pasi të hënën e mposhti garueses nga Taipei, Wu Shih-yi në peshat -60 kilogramë. Me këtë rast, ajo ia siguroi Kosovës medaljen e parë në histori në një Kampionat Botëror. Donjeta Sadiku e ka të sigurt medaljen e bronztë, por tash do të luftojë për të artën, eventualisht të argjendtën.
Donjeta në tri meçet e para dominoi në ring duke mundur bindshëm 5:0 kundërshtaret boksieret nga Japonia, Kongo dhe Tajpei. Federata e Boksit të Kosovës vlerëson se Donjeta Sadiku është në formë të mirë dhe e gatshme për fitore dhe medalje të artë.