Donjeta Sadiku pas fitores së parë në Paris 2024: Kam ardhur për medalje

27 korrik 2024 | 23:48

Pas fitores së shkëlqyeshme kundër tajlandezes, Thananya Somnuek, boksierja jonë Donjeta Sadiku ka folur pas triumfit të parë në Paris 2024.

Ajo në një intervistë për RTK-në ka folur për meçin, por edhe synimin e saj për të fituar medalje në Olimpiadë.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Unë së bashku me trajneren time kemi punuar shumë gjatë për këto ditë. Shpresoj që të më prij fati edhe në meçet e tjera. Synimi im si gjithmonë qysh e kam thënë është medalja. Kam ardhur këtu për të luftuar vetëm për medalje”, ka theksuar Donjeta në intervistë për RTK-në, menjëherë pas meçit me gazetarin Arben Berisha në Paris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftën e radhës, Donjeta Sadiku, e zhvillon të hënën prej…