Donjeta Sadiku përballet me Agnes Alexiusson

04 qershor 2021 | 13:41

Donjeta Sadiku do të ndeshet me boksieren suedeze, Agnes Alexiusson në kuadër të kualifikimit për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Donjeta Sadiku sot do të ndeshet me Agnes Alexiusson, në kuadër të raundit të dytë të turneut kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, që po mbahet në qytetin e Parisit në Francë.

Meçi i kosovares pritet të fillojë nga ora 18:00. Sadikut do t’i duhen dy fitore për ta përmbushur Normën Olimpike për t’u paraqitur në “Tokyo 2020”.

Sadiku kishte triumfuar në raundin e parë ndaj gjermanes, Maya Kleinhans në kategorinë deri në 60 kg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar sot sekretaren e…