Donjeta Sadiku përgatitet në Sofje për rrugëtimin drejt Olimpiadës
26 maj 2021
| 16:32
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku është duke u përgatitur në Sofje të Bullgarisë, para turneut kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që prej 4 – 8 qershor mbahet në Paris të Francës.
Sadiku po përgatitet me medalisten evropiane dhe botërore, Stanimira Petrova dhe nën mbikëqyrjen e trajnerit kampion olimpik, Petar Lesov, dhe trajneres së saj, Marjola Sallauka.
Shpenzimet e Donjetës po mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës, bazuar në vendimin për mbështetje të sportistëve elitarë deri në 80 ditë përgatitje jashtë vendit para Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.