Donjeta Sadiku, përgatitje speciale në Zvicër
25 nëntor 2019
| 11:38
Boksierja e mirënjohur dhe kandidatja për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Donjeta Sadiku, së bashku me trajnerin Besim Brahimi janë në përgatitje speciale në Zvicër para Kampionatit Ballkanik që do të mbahet në Antalya (Turqi) më 10-15 dhjetor.
“Këto përgatitje i ka mbështetur financiarisht Komiteti Olimpik i Kosovës ku njëherësh Donjeta Sadiku është edhe bursiste. Këto përgatitje janë të mirëseardhura për Sadikun sepse në këto përgatitje marrin pjesë edhe boksieret nga Franca, Gjermania dhe Zvicra. Me këtë rast Donjetës i mundësohet të ketë sparingje të cilat i mungojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.
/Epoka e re/