
Donjeta Sadiku pëson humbje në çerekfinale
07 qershor 2018
| 16:15
Bokseria nga Kosova, Donjeta Sadiku ka pësuar humbje në çerekfinalet të Kampionatit Evropian “Sofia 2018”.
Sadiku është mposhtur nga Rygielsa Aneta, por sipas Federatës së Boksit të Kosovës, meçi ishte i barabartë dhe se gjyqtarja ndikoi në vendimin finale, pasi e ndëshkoi Donjetën me vërejtje publike. Kjo ishte kjo ishte paraqitja e parë në konkurrencën e senioreve për boksierin më të mirë nga Kosova.
/Epoka e re/