
Donjeta Sadiku siguron të bronztën në Kampionatin Evropian
19 tetor 2022
| 22:42
Boksierja, Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.
Ajo ka mposhtur boksieren rumune, Andrea Loredana Marin.
Kosovarja e cila bën pjesë te kategoria 60 kg. tashmë gjendet në gjysmëfinale të Evropianit pasi meçi ku realizoi fitore ishte çerekfinale.
Kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar.
Kampionati Evropian po mbahet në Budva të Malit të Zi.