Donjeta Sadiku sot kërkon finalen e Evropianit

21 tetor 2022 | 11:13

Donjeta Sadiku përballet sot me kampionen olimpike “Tokyo 2020,”  njëherësh kampione e botës 2018, irlandezen Anne Harrington, në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Sadiku ka kaluar me sukses lëndimin e pësuar në këmbë gjatë çerekfinales, dhe është e gatshme për sfidën e sotme.

Sesioni i kategorisë 60 kg, nis prej orës 17:30. Lufta e Donjetës është e gjashta me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova e ka nisur me fitore Grand Slamin e…