
Donjeta Sadiku sot përballet me Aneta Ryfielskan
07 qershor 2018
| 11:12
Bokseria më e mirë e Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka mësuar emrin e kundërshtares me të cilën do të përballet në Kampionatin Evropian të Boksit, i cili ka filluar të martën në Sofje të Bullgarisë.
Sadiku rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me polaken Aneta Ryfielska, e cila kaloi në këtë rreth pa luftë. Përballja mes këtyre dy boksierëve do të zhvillohet sot (e enjte), kurse Donjeta Sadiku po synon fitore ndaj polakes, e cila ka shumë përvojë në kategorinë e senioreve.