Donnaruma: Betohem që nuk e kuptova që kishte mbaruar

13 korrik 2021 | 11:49

Gianluiggi Donnaruma ishte heroi i Italisë në finalen e Kampionatit Evropian. 11 mertërshi i pritur prej tij e dërgoi skuadrën e kaltër në majën e Evropës, megjithatë pati një moment që ka bërë kurioz shumë njerëz, mungesa e festimit nga ana e portierit menjëherë pasi neutralizoi goditjen e Saka, atë çast e ka sqaruar vetë protagonist.

“Betohem që nuk e kuptova që kishte mbaruar. Pashë nga gjyqtari nëse ishte gjithçka në rregull me penalltinë e pritur, e më pas mu lëshuan shokët e skuadrës dhe sërish nuk po kuptoja asgjë, derisa shpërtheu festa. Kur e humbi Jorginho mendova që nuk do fitonim më, por për fat ia dolëm”, ka deklaruar Donnaruma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e…