
Donnarumma kushton 50 milionë euro
09 gusht 2019
| 18:11
Skuadra e Paris Saint Germain ka mësuar çmimin që duhet ta paguajë për shërbimet e Gianluigi Donnarumma.
Pas largimit të Buffonit dhe Trappit nga Franca, PSG-ja është në nevojë për një portier, dhe emri që po përmendet në mediet italiane, është ai i Donnarummas. “Gazzetta dello Sport”, raporton se Milani është gati ta shes yllin e saj për 50 milionë euro.