Donnarumma mendon largimin nga PSG-ja
PSG këtë sezon arriti të transferojë gjatë merkatës së verës lojtarët më të mirë që qarkullonin në tregun e transferimeve.
Nga Donnarumma në portë deri te Messi në sulm janë disa lojtarë që pranuan të veshin fanellën e skuadrës franceze
Një sfidë me vetë ishtë ajo e trajnerit Mauricio Pochettino, të cillit do i duhej të zgjidhte lojtarët titullarë mes gjithë atyre yjeve që kishte në skuadër., dhe të ruante balancat mes secilit prej tyre pa prishur harmoninë e grupit.
E vështirë ishte edhe zgjedhja e portierit titullarë mes Keylor Navas dhe Gianluigi Donnarumma. Për trajnerin i pëlqyer është Navas i cili ka luajtur 6 ndeshje deri tani në Ligue 1, ndërsa për italianin vetëm 4 ndeshje të luajtura në kampionat dhe një ndeshje ndërkombëtare.
Kjo mund të çojë që Donnarumma të kërkojë largimin nga parisi drejt një skuadre ku mund të jetë një titullarë i padiskutueshëm.
Në këto kushte nëse nuk ka një zgjidhje të kësaj situate, qëndrimi i portierit italian tek PSG do të jetë i shkurtër.