Donnarumma në janar mund t’i bashkohet Juventusit

29 tetor 2021 | 16:32

Gianluigi Donnarumma do të largohet nga PSG-ja për t’iu bashkuar Juventusit në afatin kalimtar të janarit, raportojnë mediat italiane.

Vetë portieri u ka bërë me dije drejtuesve të PSG-së se dëshiron të largohet për shkak se nuk është i kënaqur me minutat që ka pasur në dispozicion këtë sezon.

Ai iu bashkua ekipit francez si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni pasi refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin. Juventusi do ta transferojë si huazim Donnarummanin dhe do të ketë të drejtën e blerjes së tij. 22-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm pesë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë shprehur të…