Donnarumma në PSG

08 qershor 2021 | 10:57

Gianluigi Donnarumma prej 1 korrikut mund t’i bashkohet çdo klubi, pasi i përfundon kontrata me Milanin. Portieri tashmë e ka gjetur ekipin e ri dhe në fakt vetëm PSG mund t’i përgjigjej financiarisht.

Sky Sport raporton se gjithçka do të mbyllet sot. Italiani i talentuar do të firmosë një kontratë të vlefshme për 5 vite dhe do të fitojë 12 milion euro në sezon.

Sigurisht nuk do të mungojë një komision i majmë për menaxherin Mino Raiola, sikurse edhe bonuset në kontratë për arritjet në sezonin e ardhshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Çeku shpall të pavlefshme dokumentet e shkollës së mesme…