Donnarumma nuk largohet nga Milani
09 korrik 2019
| 11:36
Gianluigi Donnarumma ka konfirmuar se nuk dëshiron të largohet nga Milani.
“Calciomercato” raporton se portieri italian mund të shitet nga “Rossonerët” në këtë afat kalimtar, në mënyrë që t’i largohen zonës së shkeljes së rregullit financiar. Skuadra italiane nuk arriti të kualifikohej për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, kurse ditë më parë ka hequr dorë nga Liga e Evropës, pasi ka shkelur rregullin financiar.
Paris Saint-Germiani dhe Manchester Unitedi janë dy skuadrat e interesuara për reprezentuesin e Italisë.