Donnarumma për ndeshjen me Shqipërinë: Është lëkura më e madhe e bananes në grupin tonë

14 qershor 2024 | 16:23

Portieri i Kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma ka folur në konferencën për media para ndeshjes së nesërme me Shqipërinë.

Italia dhe Shqipëria e nisin nesër aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024 duke u përballur me njëra tjetrën me fillim nga ora 21:00.

Donnarumma e cilësoi ndeshjen e nesërme si “lëkurën më të madhe të bananes në grupin tonë”.

“Kjo ndeshje është lëkura më e madhe e bananes në grupin tonë. Duhet të jemi 100% të ndezur. Shqipëria ka shumë ritëm, shumë kërcënim. Nuk kemi mundësi t’i japim vetëm 70-80%. Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme”, tha Donnarumma.

Më tej, Donnarumma foli për Shqipërinë ku tha që ka shumë lojtarë të shkëlqyer, ndërsa tregoi se çka duhet të bëjë Italia nesër.

“Shqipëria ka shumë lojtarë individualë të shkëlqyer. Duhet të bëjmë që të qëndrojmë të shtrënguar dhe kompakt dhe të mos u lëmë hapësirë për të fituar në kundërsulm. Ne mund ta fitojmë atë në minutën e parë ose të fundit – ne vetëm duhet të jemi të durueshëm dhe të mbajmë formën tonë”, tha Donnarumma.

Për fund, Donnarumma tregoi se çka do të nënkuptonte fitorja nesër për Italinë.

“Nëse fitojmë nesër mbrëma do të jetë një hap i madh drejt kualifikimit. Fitorja do të na vendosë në një pozicion të fortë; të mos fitojmë do të na vinte nën presion”, tha Donnarumma.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë emëruar dhe renditur tashmë 10 “fëmijët e mrekullueshëm” apo…