Donqiq pritet të thyej rekordin e pagës më të lartë në NBA

19 shtator 2023 | 14:47

Basketbollisti slloven Luka Donqiq është në rrugë të shkëlqyer për të fituar kontratën më të madhe në historinë e NBA-së dhe për t’u bërë lojtari i parë me një pagë vjetore prej 70 milionë euro.

Donqiq (24) do të ushtrojë të drejtën e një kontrate pesëvjeçare me Dallasin gjatë vitit 2025. Ai ka ende disa gjëra për të përmbushur, në mënyrë që të bëhet basketbollisti më i paguar në historinë e ligës, raporton “ESPN”. Duke qenë se nuk ka mjaftueshëm vite në ligë, do t’i duhet të përmbushë një tjetër objektiv, që është të jetë pesë herë radhazi në pesëshen ideale të ligës së NBA.

Nëse e bën vitin e ardhshëm, do të përmbushë të drejtën e tij dhe do të nënshkruajë kontratën më të madhe në historinë e NBA. Kufiri i pagave duhet të rritet me 10 për qind, kështu që kontrata e Donqiqit do të arrinte në 367.5 milionë dollarë të pabesueshëm.

Në vitin e fundit të kontratës ai do të fitonte 83.6 milionë dollarë. Jaylen Brown nënshkroi kontratën më të madhe në historinë e ligës këtë verë me Boston Celtics. Ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me vlerë 304 milionë dollarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamje të frikshme nga Afrika e Jugut. Dy viktima dhe…