Donte ta shiste videolojën e vjetër tek dyqani i pengjeve, zbulon një thesar 13 mijë dollarësh
15 gusht 2019
| 11:31
Duke gërmuar nëpër rraqet e shtëpisë mund të gjesh objekte që me kalimin e kohës kanë fituar një vlerë të madhe, krahasuar me çmimin me të cilin janë blerë, duke bërë që pronari me fat të fitojë një pasuri të tërë.
Kjo i ndodhi një burri në Seattle, Uashington, ShBA, i cili ka vajtur te dyqani i pengjeve, i specializuar për shit-blerje të videolojërave të vjetra.
Ai donte ta këmbente lojën e parë dhe historike “Nintendo”. Ajo që burri nuk dinte, ishte se mes dhjetëra lojërave pa ndonjë vlerë, ishte fshehur edhe një disketë shumë e rrallë, me vlerë 13 mijë dollarë.