Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi 500 mijë paund në operacione
E inspiruar nga format bombastike të yllit televiziv, Kim Kardashian, Pamplona ka shpenzuar rreth 500 mijë paund në ndryshimin e pamjes së sja.
Ndër operacionet e saj më të guximshme ishin heqja e katër brinjëve, 10 procedura për të rritur madhësinë e vitheve, ai i gjoksit dhe dy ndërhyrje në hundë.
Por tani që ka përmasa më të mëdha se para operacioneve, 28-vjeçarja shpreh dëshirën që asnjëherë mos të kishte marrë këtë iniciativë. Madje ajo u bën thirrje të gjitha grave që të mos bëjnë të njëjtin gabim si ajo.
Aktorja, e cila është shfaqur në Botched dhe ka një dokumentar të ri që do të publikohet më vonë gjatë këtij viti, është shprehur e lumtur që “Keeping Up With The Kardashians” po mbaron. E gjeni arsyen? Jennifer beson se ajo është ylli tjetër i televizionit.
“Gjatë gjithë jetës sime kam thënë dua të jem Kim Kardashian e ardhshme. Tani shfaqja po vjen drejt fundit, është koha të ndriçoj”, ka thënë e reja për “The Sun”.