Donte të rriste të pasmet, ish-missi vdes në sallën e operacionit
Kirurgjia plastike në Nigeri po bëhet gradualisht një prirje në vend, veçanërisht në Lagos. Ndërkohë që ka mjekë të kualifikuar të trajnuar për operacionet kozmetike me rrezik të lartë, nuk mungojnë as amatorët, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve.
Një kirurge plastike me qendër në Lagos, e identifikuar si Anu, është aktualisht në arrati, pasi ka kryer një operacion kozmetik tek një kliente, duke shkaktuar vdekjen e saj. Anu është kontaktuar nga Onëuzuligbo Nneka Miriam;, një ish-mbretëreshë bukurie nëpërmjet “Instagramit”.
Ajo ka kërkuar të rriste të pasmet nëpërmjet një trajtimi plastik, më 31 dhjetor 2018, por gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç duhej.
Është raportuar se Anu, e cili zakonisht punëson ose importon mjekë të huaj për ta ndihmuar atë në operacione, kishte vendosur ta bëjë personalisht procedurën ndaj viktimës pasi donte të provonte veten në atë që kishte parë tek mjekët e tjerë. Për fat të keq, gjërat ishin ndërlikuar duke çuar në vdekjen e bukuroshes.
Burime të pakonfirmuara kanë zbuluar se motra e viktimës ka pritur një kohë të gjatë që Anu të përfundojë procedurën ndaj motrës së saj, raporton “TCh”.
Më pas ajo kishte shkuar në sallën e operacionit ku ka zbuluar motivin e vonesës. Ajo e kishte parë motrën e saj të pajetë dhe Anu që nuk dinte se çfarë të bënte më shumë. Me sa duket viktima kishte rënë në komë për shkak të komplikimeve nga operacioni.