Dorëheqja e kryeprokurorit të Speciales, shtyn ngritjen e aktakuzave
David Schwendiman ka thënë se i është dashur ta lë punën në një pikë kritike të Gjykatës Speciale, pa u caktuar pasardhësi i tij – për më tepër edhe inercionit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai ka thënë se ka kërkuar që t’i jepet një vit afat për të vendosur për pozicionin e tij në gjykatën që ndodhet në Hagë. Por vetëm para dy javëve ai dëgjoi se ka për t’u larguar gjatë prillit, për të mos lënë pothuajse aspak kohë që të gjendet zëvendësuesi i tij, shkruan “Guardian”, përcjell “Klan Kosova”.
Schwendiman ka thënë se nuk ka asnjë ide nëse kanë nisur kërkimet për pasardhësin e tij në pozitën që ka mbajtur.
“Nuk më është dhënë asnjë garanci. Për këto dy javë gjithçka është në heshtje”, ka thënë ai për “Guardian” në një intervistë me telefon nga Haga.
Kjo gjykatë është themeluar në bazë të ligjeve të Kosovës, por që është vendosur në qytetin holandez për t’u mbrojtur nga presioni dhe kërcënimet politike.
Përvoja e Schwendiman i bën jehonë të madhe raportimeve të shpeshtuara për pavendosmërinë dhe paralizën e Departamentit të Shtetit në përballjen me shkurtimet e buxhetit dhe vendet e lira të punës në pozita kyçe.
40 pozita të ambasadorëve mbeten të lira pa asnjë të nominuar dhe shtatë nga nëntë këto vende pune janë top pozita në zyrat kryesore. Një pas një, ish diplomatët kanë paralajmëruar që ndikimi i SHBA-së nëpër botë po teptiset.
Vakumi në krye të Gjykatës Speciale të Kosovës vjen në një kohë ta pasigurt për rajonin. Kosova dhjetë vjet më parë shpalli pavarësinë nga Serbia, pas një kryengritjeje, një kryengritjeje të intervenimit të NATO-s, por e ardhmja e vendit ende mbetet e pazgjidhur. Beogradi, Moska dhe aleatët e tyre refuzojnë që të njohin pavarësinë e saj dhe enklavat me popullsi serbe mbeten pika potenciale të shpërthimit.
Gjykata, e njohur si Dhomat e Specializuara u krijua në vitin 2016 dhe ka bërë progres substancial drejt akuzimit të disa prej prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për mizoritë ndaj serbëve dhe kundërshtarëve kosovarë menjëherë pas luftës së vitit 1998-1999.
Zyrtarë të lartë shtetëror në qeverinë aktuale në Kosovë raportohet se do të jenë të ndjekur dhe në janar partitë në pushtet provuan që ta shfuqizuar ligjin nga i cili varej ekzistenca e gjykatës.
Mungesa e akuzimit të akterëve kryesorë të UÇK-së shihet si padrejtësi për shumicën e serbëve dhe shumica e kosovarëve pajtohen që një kulturë e mosndëshkimit është rritur, përfshirë krimin e organizuar dhe mosllogaridhënien qeveritare.
Schwendiman ka treguar se është pajtuar me rolin e kryeprokurorit me kushtin që pavarësia financiare dhe politike të ishte e sigurt ku ai do të shërbente në mandatin e plotë katërvjeçar, deri më 2020.
Gjithashtu emërimi i tij trevjeçar nga departamenti i shtetit si zyrtar i lartë i shërbimit të jashtëm do të skadonte dy vjet para se të merrte mandatin në Hagë. Zyrtarët e Administratës së Obamas siguruar atë se shërbimi do t’i zgjatej në mënyrë që ai të përmbushte mandatin e tij si prokuror.
“Pasi ndryshoi administrata, jam absolutisht i bindur që profesionistët brenda departamentit kuptuan shkaqet, por që ata u treguan të hapur me mua që disa të tjerë po brenda departamentit nuk ishin të interesuar”.
“Ne nisëm që të bënim presion për të ditur se çfarë është duke ndodhur. Doja të sigurohesha që nëse nuk do të më vazhdohej qëndrimi, atëherë ishte koha që të gjendet një pasues. Aty edhe mund të ketë përçarje ndoshta”.
Sidoqoftë ai ka pranuar se nuk ka qenë i udhëzuar deri në momentin kur është ftuar nga Ambasada e SHBA-së në Hagë më 13 shkurt, ku dhe i është thënë përmes një thirrje nga departamenti i shtetit se ai duhet të dorëhiqej deri në fund të marsit.
“M’u tha: Faleminderit për shërbimin, nuk do të të vazhdohet mandati”.
Zgjedhja e pasuesit të tij do të jetë komplekse. Do të varet nga zyrtarët evropianë se si do të mbyllet kjo çështje. Por që shpresa për të nisur punën me orar të plotë do të jetë e vështirë për shkak të politikave të Breksitit, përcjell Klan Kosova.
Megjithatë ai ka thënë se largimi i tij në afat të shkurtët nuk do të ndikojë në punën e gjykatës.
“Njerëzit në rajon, ata që duhet të jenë të brengosur për llogaridhënie, nuk duhet të gëzohen”.
“Vlerësimi im i sinqertë është që kjo nuk do të na ngadalësojë aspak. Kur të vjen koha do të bëjmë atë që duhet”.
Sidoqoftë, nëse një vendim politik do të ndërmerret që aktakuzat duhet presin kryeprokurorin e përhershëm, shtyrjet mund të shqyrtohen deri në gjetjen e pasardhësit, aprovimin dhe më pas nxjerrjen e 700 mijë faqeve të dokumenteve dhe qindra intervistave që gjykata ka bërë.
“Dorëheqja e Schewendiman është negativ për gjithë gjykatën pasi që shtyrja e proceseve do të shkojë në maksimum”, ka thënë Arbana Xharra, anëtare e PDK-së.
“Kryeprokurori i ri do të marrë kohë derisa t’i mësojë rastet…Është joserioze dhe thyen çdo besim në këtë gjykatë për viktimat.
Për këtë çështje Departamenti i Shtetit nuk ka dashur të bëjë asnjë koment.
Tekst i përkthyer nga Klan Kosova.