Dorëheqja e kryetarëve në veri, shantazh ndaj institucioneve të Kosovës
Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë se zhvillimet e fundit në veri të vendit nuk kanë lidhje me vendosjen e taksës prej 100-përqindësh ndaj produkteve të Serbisë.
Ai ka vlerësuar se taksa është vetëm një arsyetim për ta përligjur gjendjen që ekziston në veri që nga viti 1999.
Sipas Shalës, dorëheqja e kryetarëve të komunave në veri është shantazh ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Shala ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të jenë më të vendosura karshi ngjarjeve në veri, duke respektuar Kushtetutën dhe duke mos lëshuar më pe ndaj atyre që në asnjë mënyrë nuk e pranojnë Kosovën shtet.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)