Dorëheqja e ministrit të mbrojtjes, Netanyahu kërcënohet me zgjedhje të parakohshme
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u përball me thirrjen e partnerëve të tij të koalicionit për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, vetëm një ditë pasi dorëheqja e ministrit të mbrojtjes la qeverinë me një shumicë minimale.
Avigdor Lieberman vendosi të japë dorëheqjen të mërkurën për shkak të asaj që ai e përshkroi si politikë tepër të butë të qeverisë, për reagimin ndaj dhunës ndërkufitare me militantët palestinezë në Rripin e Gazës.
Humbja e pesë mandateve të fraksionit të Izraelit, Beitenu, që kryesohet nga Lieberman, e lë Netanjahun me kontrollin e vetëm 61 prej 120 vendeve në parlament, duke ngritur shpresën se zgjedhjet e planifikuara të nëntorit 2019-n, do të mbaheshin më përpara.
Dorëheqja e Liebermanit hyn në fuqi 48 orë pas dorëzimit të aktit, gjë që ai e bëri të hënën herët.
Tashmë secili partner i koalicionit do të ketë fuqinë për ta rrëzuar qeverinë, ndërsa për të shmangur një krizë, Netanjahu po mban bisedime me ministrat në një përpjekje për të stabilizuar qeverinë.