Dorëheqja e prokurorëve serbë, KPK-ja mban mbledhje të jashtëzakonshme
08 nëntor 2022
| 14:45
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas ofrimit të dorëheqjes nga prokurorët dhe stafi administrativ i komunitetit serb në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
“Me këtë rast, anëtarët e Këshillit kanë kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe sekretariati i Këshillit Prokurorial që ta vlerësojnë gjendjen e krijuar dhe si njësi kompetente në kuadër të sistemit prokurorial të marrin masat e nevojshme dhe të paraqesin në këshill propozimet konkrete për mirëfunksionimin e punës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës”, është thënë në njoftimin e KPK-së.