Dorëheqjet dhe gara për kryetar, mbledhin nesër Kryesinë e Vetëvendosjes

09 janar 2018 | 20:42

Lëvizja Vetëvendosje! po kalon në një situatë jo fort të lehtë.

Pas Visar Ymerit, Dardan Sejdiut, Shqipe Pantinës e Faton Topallit, sot dorëheqjen e ka konfirmuar edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

E kjo gjendje e jashtëzakonshme ka bërë që kryesia e Vetëvendosjes të mblidhet nesër.

Sekretari organizativ në Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka konfirmuar për “lajmi.net” se mbledhja e kryesisë së kësaj partie do të mbahet nesër.

“Mbledhja e kryesisë mbahet nesër në orën 15:00”, ka thënë shkurt Kurteshi.

E veç dorëheqjeve, Ismajl Kurteshi ka bërë të ditur në mbledhjen e nesërme të kryesisë do të diskutohet edhe për të partin e Vetëendosjes.

Afati për kandidim për të parin e VV-së mbyllet nesër, e deri më tani i vetmi kandidat është Albin Kurti.

Të paktën kështu kishte njoftuar ditë më parë faqja zyrtare e Vetëvendosjes.

“Kujtojmë se afati kohor për të dorëzuar kandidatura të tjera për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbaron në datën 10 janar 2018”, thuhej në njoftimin e VV-së.

Përçarjet në këtë subjekt politik kishin nisur kur në publik kishin dalur mesazhet ku Aida Dërguti e ofendonte Albin Kurtin.

Këtu pastaj u konfirmua se problemet në Vetëvendosje kishin nisur qysh para një viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është liruar me dorëzani Naser Guri, pronari i kompanisë që…