Dorëheqjet në Serbi, taktizime politike të Vuçiqit

29 janar 2025 | 08:08

Nënkryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit të Serbisë dhe kryetarit të Novi-Sadit janë taktizime politike të presidentit Aleksandër Vuçiq.

Ai shtoi se Vuçiqi “di të bëjë si një ultranacionalist, pushtetar i cili me duar të hekurta ka mbajtur për këto 13 vite pushtetin në Serbi”.

“Tani për një kohë të gjatë që ndodhin këto protesta jo më pak se tre muaj mori 15 jetë në Novi Sad dhe protestat e vazhdueshme që ishin të udhëhequra kryesisht nga studentët jo më pak se 30 universitete në Serbi, sepse protestat nuk ishin vetëm në Novi Sad atje ku ndodhi ngjarja e 1 nëntorit por edhe në Beograd, Nish….shumë qytete ku ka qendra universitare po vazhdojnë akoma më shumë këto protesta dhe kjo sot që ndodhi me dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë, Vuçeviq dhe kryetarit të qytetit Novi-Sad, kujtoj se janë vetëm taktizime politike të presidentit Vuçiq që di t`i bëjë ai si një ultranacionalist si një pushtetar i cili me duar të hekurta ka mbajtur për këto 13 vite pushtetin në Serbi”, ka deklaruar Mustafa në Tëvë1.

Ndryshe, dorëheqja e kryeministrit, Millosh Vuçeviq dhe e kryetarit të komunës së Novi Sad-it, Millan Gjuriq nuk po i bën përshtypje protestuesve.

Sipas tyre, këto protesta nuk do të ndalen edhe pse tash kanë filluar edhe sulmet fizike ndaj protestuesve atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku,…