Dorëhiqet Kokollari
16 prill 2018
| 13:09
Gëzim Kokollari ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit në Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK).
Ai ka falënderuar presidentin e kësaj federate, Eugen Saraçini dhe anëtarët e Bordit për bashkëpunimin korrekt gjatë punës së përbashkët.
“Për shkak të obligimeve të mia ndaj vendit të punës dhe angazhimeve politike, por qëllimi kryesor është që të krijohet hapësira e angazhim të kryesia e re në klubet dhe hendbollin ferizajas, mendoj se lirimi im nga obligimet ndaj FHK-së kishte me qenë kontribut në avancimin e hendbollit të Kosovës”, ka thënë Kokollari.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)