![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/trenat.jpg)
Dorëhiqet ministri grek i Transportit pas aksidentit me 36 të vdekur
Ka dhënë dorëheqje ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave që la 36 të vdekur.
Ai ka theksuar se ishte “detyra” e tij të tërhiqej nga ky post “si një tregues themelor i respektit për t’i kujtuar njerëzit që vdiqën kaq padrejtësisht”.
Shkaku i përplasjes afër Vale të Tempe, rreth 380 kilometra në veri të Athinës, nuk ishte menjëherë i qartë, por drejtuesi i stacionit në qytetin e afërt të Larissa është arrestuar.
Dy persona të tjerë janë ndaluar për t’u marrë në pyetje, raporton Associated Press.
Është e paqartë se me çfarë shpejtësie të dy trenat po udhëtonin kur u përplasën me njëri-tjetrin pak para mesnatës së martës, por transmetuesi shtetëror “ERT”, ka raportuar se po lëvizte me më shumë se 140 kilometra në orë.