Dorëhiqet nga LV-ja asamblisti në Shtime, thotë se kryetari i gënjeu qytetarët

28 janar 2022 | 14:10

Reshat Mujota është zyrtarisht asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal të Shtimes, pasi është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën e Kuvendit të Shtimes, Mujota ka adresuar kritika ndaj kryetarit Qemajl Aliu, duke e quajtur gënjeshtar.

“Kur thirresh në meritokraci dhe bashkëqeverisje, duhet t’i mbash ato. Nëse nuk i mban këto, do të thotë që t’i ke gënjyer qytetarin”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se ishte larguar nga Partia Demokratike e Kosovës me qëllimin për të bërë ndryshime për qytetarët me LV-në, mirëpo sipas tij kjo e fundit nuk është e interesuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Nuk u përmbajtën marrëveshjet dhe as meritokracia. Madje, po shihet që nuk jeni transparent”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari ekspert i mbrojtjes së Nasim Haradinajt ka përfunduar dëshminë…